Policia e Tetovës ka filluar kërkimin për dy persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri drejt një shtëpie në rrugën e Ilindenit në Tetovë, rreth mesnatës së mbrëmshme. Incidenti shkaktoi vetëm dëme materiale dhe nuk pati të lënduar. Policia informoi se ka lokalizuar një makinë, një Folksvagen Polo, të cilën mendohet se e kanë përdorur sulmuesit. Kjo makinë ishte raportuar më herët si e vjedhur nën kërcënimin e armës zjarri nga dy individë, të njohur si F dhe N. A. nga Tetova, dy orë përpara se të ndodhte sulmi.
“Rreth orës 1:45, njësitet e policisë së SPB Tetovë gjetën makinën e dyshuar të përdorur në sulm. Kjo makinë ishte raportuar të vjedhur rreth orës 22:30. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin, dhe janë duke u ndërmarrë masat e nevojshme”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.