Mijëra qytetarë të Tetovës u mblodhën sot në stadium për të shijuar ndeshjen e lojtarëve të njohur të Shkendijës nga dekadat e 70-ta dhe 90-ta. Ky event u organizua për të shënuar fillimin e punimeve në stadiumin e ri të qytetit. Projektin, i cili kushton rreth 10 milion euro, e menaxhon Komuna e Tetovës dhe pritet të përfundojë brenda dy vjetësh. Atmosfera u pasurua edhe më tepër nga performanca e grupit rock të njohur Elita 5.