Bekim Qoku, Këshilltari i Punëve të Jashtme për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e Qeverisë Kurti, ka njoftuar për një tubim të madh të koalicionit shqiptar “Vlen” në RMV, ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky pjesëmarrje nga Kurti simbolizon një mbështetje të fortë për koalicionin “Vlen”.
Qoku ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se tubimi do të zhvillohet më 20 prill 2024, në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, me adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf.
Në këtë ngjarje, përveç Kurtit, do të jenë të pranishëm edhe figura të tjera kyçe politike si Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa; Arben Taravari, kandidati për president; Afrim Gashi, kryetari i Alternativës; Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Demokratike, dhe vet Qoku.