Kafeja: Një ndër pijet më të dashura në botë. Filxhani i një ekspresi ose makiato tashmë është bërë pjesë e zakonshme e ambienteve të ndryshme.
Si një nga burimet kryesore të kafeinës, kjo pije ndikon si stimulues në sistemin nervor, por ndonjëherë mund të sjellë edhe probleme shëndetësore.
Ka shumë varietete kafeje me ndryshime në përbërje dhe shije, ku kafeina është një përbërës i pandashëm por me sasi të ndryshueshme në çdo filxhan.
Në këtë artikull, AgroWeb.org ju ofron një udhëzues mbi sasitë e kafeinës në lloje të ndryshme të kafesë dhe ndikimet që ato kanë në trup.
Pavarësisht faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në përmbajtjen e kafeinës në kokrrat e kafesë, AgroWeb.org ju njeh me sasitë e përafërta të kafeinës në llojet më të njohura të kafesë.
Kafeja Ekspres
Kjo është një pije e fortë, zakonisht shërbehet në filxhanë të vegjël për shkak të sasisë së lartë të kafeinës që përmban, rreth 60-102 mg në 29 mililitra.
Kafe Dekafeinato
Ky lloj i kafesë ka shumë pak kafeinë, rreth 2-3 mg në çdo 200 ml, dhe rekomandohet për ata që duan të shmangin kafeinën.
Kafe Turke
E njohur në traditën turke dhe të përhapur në Ballkan, kjo kafe kërkon një përgatitje më artizanale dhe përmban rreth 25 mg kafeinë në 100 ml.
Kafe Filtër
Përgatitet në mënyra të ndryshme dhe përmban rreth 95 mg kafeinë në 200 ml.
Ndikimet e Kafeinës
Sipas ekspertëve, rreth 75 mg kafeinë në ditë janë të mjaftueshme për të zgjuar shqisat, ndërsa 100 deri në 600 mg mund të mbajnë trurin të përqëndruar.
Megjithatë, mbi 500-600 mg kafeinë në ditë mund të shkaktojnë efekte anësore si pagjumësia dhe ankthi. Rekomandohet një konsum mesatar prej 200-400 mg kafeinë në ditë, që korrespondon me rreth 2-4 filxhanë kafeje.