NP Higjiena Komunale – Shkup hedh poshtë pretendimet e kryetarit të Komunës së Butelit, të publikuara në profilin e tij në Facebook, lidhur me mirëmbajtjen e higjienës në këtë komunë të Shkupit.
NP Higjiena Komunale – Shkup informon banorët e Shkupit se mbetjet komunale në Butel grumbullohen dhe transportohen pa ndërprerje, sipas dinamikës së përcaktuar në Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe Programin operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve komunale, të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.
Ekipet e Ndërmarrjes janë aktive prej muajsh dhe kanë ndërmarrë aktivitete të jashtëzakonshme në këtë komunë, duke ngritur afër 100 metra kub mbetje nga deponi të egra në bulevardin Bosnjë dhe Hercegovinë, afër SHMQSH “Zef Lush Marku”, ndërtesat sociale, rrugën Radishanska, dhe Salla e Sportit, si dhe në rrugën e verbër Cetinska.
Dëshirojmë të theksojmë se NP Higjiena Komunale – Shkup kryen aktivitetet e saj pa dallime politike, duke vepruar në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat e Shkupit.
Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup u bëjnë thirrje qytetarëve të ndalojnë hedhjen e mbetjeve të paligjshme dhe i kërkojnë kryetarit të Komunës së Butelit të aktivizojë shërbimet inspektuese për të sanksionuar shkeljet e Ligjit për Pastërti Publike.