Në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva solli në jetë katërnjakë. Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, duke specifikuar se nëna, e identifikuar me inicialet D.S. dhe e moshës 26 vjeç, lindi përmes një operacioni cësarian, me ndihmën e mjekëve, mamive dhe infermierëve.
“Nga katërnjakët, tre janë djem dhe një vajzë. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijëve është e mirë. Aktualisht, të porsalindurit po qëndrojnë nën kujdesin e stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë për trajtimet e tyre të nevojshme”, konfirmohet në njoftimin për shtyp.