“Ajo që shoh, nuk më pëlqen” – ishin fjalët që tronditën Valonin gjatë një kontrolli mjekësor. Asnjëherë nuk kishte menduar se kanceri i gjirit mund të prekte edhe burrat, derisa ai vetë u diagnostikua me këtë sëmundje.
“Familja ime, çfarë do të bëj pa ta?” ishte mendimi i parë që i erdhi në kokë atij, babait të dy fëmijëve.
Kanceri i gjirit, i cili zakonisht perceptohet si një sëmundje që prek vetëm gratë, ndikon edhe te burrat.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri në 1% e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit janë te burrat, siç raporton Radio Evropa e Lirë.
“Mendoja se mamografët bëhen vetëm nga gratë”
Valoni ishte 38 vjeç kur zbuloi sëmundjen. Një lojë e thjeshtë me të birin bëri që ai të kërkonte ndihmë mjekësore.
“Gjatë lojës, djali më ra papritur në gjoks. Ndjeva një dhimbje të tmerrshme, por nuk i thashë askujt… Shkova në banjë, e preka gjoksin dhe pashë një gjëndër të formuar”, tregon ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai menjëherë filloi të kërkojë informacione në internet. Me çdo informacion që lexonte, rrahjet e zemrës i shtoheshin.
“A mund të preket nga kanceri i gjirit edhe një burrë… Çdo gjë që lexoja, e ndjeja në trupin tim”…
Nuk kaloi shumë kohë para se ai të vendoste të vizitojë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas disa analizave, mjekët i rekomanduan të bënte edhe një mamografi – një ekzaminim me rreze X që zbulon dhe diagnostikon sëmundjet e gjirit.
“Në fillim, mendoja se mamografët janë vetëm për gratë, jo edhe për burrat”, kujton sot 40-vjeçari.
Kur mori rezultatet, radiologu i tha: “Ajo që shoh, nuk më pëlqen”.
Fillimisht, ndjeu paqartësi, ankth dhe trishtim për një lajm që “kurrë nuk mendoi se do ta dëgjonte”.
Mjekët e informuan se kanceri në gjirin e tij ishte në fazën e tretë, një stad i avancuar.
“Nuk ndjehesha mirë, por nuk kisha kohë për të menduar tepër”, thotë Valoni.
Siç i sugjeruan mjekët, ai menjëherë u nënshtrua një operacioni të parë, pa ditur se do të kishte nevojë për një tjetër më vonë.
“Oh, kaq shumë gjëra më vinin në mendje. Fëmijët e mi ishin ende të vegjël”.
“Dhe nëse nuk e kaloj këtë?”, ishte pyetja që i mbetej në mendje, pavarësisht optimizmit që përpiqej të ruante.
Disa muaj pas operacionit të parë dhe trajtimit me terapi, analizat tregonin se sëmundja nuk ishte tërhequr plotësisht.
Iu desh një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për të hequr gjirin e plotë dhe për të adresuar disa probleme të tjera të shkaktuara nga sëmundja.
“Ishte një operacion shumë i vështirë dhe në Kosov