Kryeministri Edi Rama ka postuar video dhe fotografi të pritjes së tij në Pallatin Elysee në Paris, ku u takua me Presidentin francez, Emanuel Macron. Rama përshkroi këtë moment si “kuptimplotë dhe krenar për Shqipërinë”. Gjatë vizitës, ai u prit me nderime të larta shtetërore, duke treguar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy shteteve.