Prestigjiozja franceze “Le Figaro” ka bërë një reportazh të veçantë për bukuritë e Alpeve Shqiptare, duke theksuar karakterin e tyre të egër dhe potencialin për aventura turistike. Artikulli përshkruan Shqipërinë si një destinacion ideal për ata që kërkojnë peizazhe natyrore të paprekura dhe aventura malore. Vëmendja është përqendruar tek Lugina e Thethit dhe e Valbonës, të cilat ofrojnë pamje spektakolare dhe janë bërë të njohura për turistët që dëshirojnë të përjetojnë bukurinë e natyrës së Shqipërisë.
Gjithashtu, media austriake “Kronen Zeitung” ka vlerësuar opsionet turistike që ofron Shqipëria, duke përmendur plazhet e saj të mrekullueshme, fshatrat e qetë dhe biodiversitetin e pasur. Artikulli rekomandon vizitën në Kepin e Rodonit, një gadishull i gjatë që ofron kombinimin e gjelbërimit me detin e kaltër Adriatik, si dhe një eksplorim të kryeqytetit ku bashkëjetojnë ndërtesat moderne me ato tradicionale, duke përfshirë xhamitë dhe kishat.
Shtohet se një ndalesë e rëndësishme për vizitorët është edhe qyteti mesjetar i Krujës, i njohur për kalanë e Skënderbeut dhe tregun e tij karakteristik, i cili ofron një përvojë të pasur kulturore dhe historike, të vendosur në një peizazh mahnitës malor.